Albiz

Misioni i Fondacionit ALBIZ është fuqizimi dhe avancimi i komunitetit/shoqërisë duke krijuar mundësi dhe siguruar programe dhe platforma edukative-arsimore, ekonomike, sociale.

OEMVP

OEMVP bën organizimin, avancimin, mbrojtjen e interesave dhe promovimin e bizneseve në vend dhe jashtë, përkrah sfidave të konkurrencës globale.

Qëllimi i përgjithshëm i projektit

Qëllimi i përgjithshëm i projektit është të kontribuojë në qëndrueshmërinë e shoqërisë civile në Republikën e Maqedonisë përmes ngritjes së pavarësisë financiare të OJQ-ve.

Qëllimi specifik i projektit

Qëllimi specifik i projektit është përmirësim i qëndrueshmërisë financiare të OJQ-ve në bashkëpunim me sektorin e biznesit.

Rreth nesh

Fondacioni Albiz në partneritet me Odën Ekonomike të Maqedonisë Veri – Perëndimore janë përgjegjëse për implementimin e projektit “Qëndrueshmëria financiare e OJQ-ve në bashkëpunim me sektorin e biznesit”, financuar nga Bashkimi Evropian.

Qëllimi i projektit do të realizohet përmes: Themelimit të platformës joformale të OJQ -ve vendore, në bashkëpunim me sektorin e biznesit, me qëllim të zhvillimit të kapaciteteve të tyre për të siguruar fonde shtesë për përkrahjen e nevojave të grupeve qëllimore (me fokus të OJQ – ve që punojnë me grupe të margjinalizuara).

Rritja e bashkëpunimit të OJQ-ve me sektorin e biznesit, me qëllim të zhvillimit të kapaciteteve të OJQ – ve për mbledhjen e fondeve dhe përmirësimin e avokimit dhe lobimit për të mundësuar mjedis për sektorin publik dhe privat.

Lajme